Zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës: KQZ: Të interesuara 19 parti

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar 19 parti politike si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për kryetar të bashkisë Dibër. Njoftimi është zyrtar prej vetë institucionit.

KQZ tha sot se është angazhuar për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor të datës 11.09.2016, për kryetarin e Bashkisë Dibër dhe në respektim të plotë afateve ligjore proceduriale sjell në vëmendje se sot më datë 15.08.2016 është afati i fundit:

1-   Për paraqitjen në KQZ të kerkësave për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore, afat i cili përfundon  me  orarin zyrtar të punës së KQZ-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

2-   Për paraqitjen në KZAZ nr. 19, Dibër, të kërkesave të grupeve nismëtare për paraqitjen e kandidatëve të propozuar nga zgjedhësit. KZAZ nr. 19 bazuar në aktet nënligjore të miratuar a nga KQZ, punon në oraret ora 08.00 – 13.00 dhe pasdite 16.00 – 20.00.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, sot KQZ ka kryer trajnimin e anëtarëve të Komisionit të Administrimit të zonës Zgjedhore nr. 19, në Dibër, ku pjesëmarrja ishte e plotë dhe temat e trajtuara qartësuan komisionerët mbi aspektet teorike dhe praktike të kryerjes së procedurave ligjore.

Në përfundim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të datës 11 shtator, fton partitë politike të respektojnë detyrimet ligjore në çdo etapë të procesit zgjedhor, afatet e të cilit janë të shkurtuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?