Zgjedhjet në Dibër, maxhoranca mbështet nga 4 parti, opozita nga 12
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u bënë të ditura se cilat do të jenë koalicionet për zgjedhjet në Dibër. Bëhet me dije se janë regjistruar zyrtarisht dy koalicione. Partitë që mbështesin kandidatin socialist Muharrem Rama janë 4 por koalicioni qeverisës është përqendruar tek forcat politike që marrin më shumë vota në zonën ku zhvillohen zgjedhjet.
Ndërsa mbështetësit e kandidatin demokrat, Sherefedin Shehu janë 12 dhe ajo që bie në sy është mbështetës i opozitës demokristianët e Nard Ndokës, të cilat janë ende në koalicionin qeverisës.
Për herë të parë më Partinë Demokratike është regjistruar edhe Aleanca Kuq e Zi, ndërsa në listën e subjekteve të regjistruara mungon Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi të regjistronte 7 parti të vogla, sepse ato rezultonin debitore, duke mos kthyer në buxhetin e shtetit fondet e marra për fushatën e kaluar.
KOHA JONË SONDAZH

