Zgjedhjet në Dibër me probleme, OSBE-ja: Bëni reformën zgjedhore

Pas zgjedhjeve në Dibër, OSBE-ja nëpërmjet kryetarit të saj në Shqipëri, Robert Wilton, ka bërë sot një deklaratë, me zgjedhjet por dhe reformën e domosdoshme zgjedhore që duhet bëhet. “Prezenca e OSBE-së i ndoqi zgjedhjet në Dibër nga afër dhe me shumë interes. Ne jemi njohur me rezultatin, si dhe me raportimet e ndryshme për procesin zgjedhor, përfshirë ato të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë“, është shprehur Wilton.

Në deklaratë, ngrihet shqetësimi i ndryshimit të 98% të komisionerëve, një ditë përpara zgjedhjeve. “Ne ndajmë fuqimisht të njëjtin shqetësim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me zëvendësimin e mbi 98 për qind të komisionerëve të qendrave të votimit, një ditë përpara zgjedhjeve. Prezenca vijon të sugjerojë që partitë politike të Shqipërisë duhet ta marrin më seriozisht menaxhimin profesional të zgjedhjeve, në mënyrë që sistemi të jetë i besueshëm”, vijon deklarata.

Duke e lidhur situatën me zgjedhjet, OSBE-ja ka bërë thirrje për reformën zgjedhore. Për OSBE-në, nuk duhet humbur kohë pasi është me rëndësi, “depolitizimin e organeve të administrimit të zgjedhjeve, si dhe barazinë gjinore në përfaqësimin politik dhe në komisionet zgjedhore”,- thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne i nxitim autoritetet dhe partitë politike shqiptare të nisin, pa humbur kohë, këtë proces shumë të rëndësishëm dhe ta përfundojnë atë në kohë për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Mbështetur në bisedat me palët, Prezenca është përgatitur tashmë të ofrojë mbështetje teknike dhe ekspertizë për reformën zgjedhore, sapo Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore të fillojë punën”, u shpreh Wilton.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?