Zgjedhjet në Greqi, Ben Blushi: Do votoja për Syrizën

Deputeti socialist, Ben Blushi, thotë se do të kishte votuar për Syrizën, në zgjedhjet e së dielës në Greqi.

Në një shkrim të Gazetës “Panorama”, ai thekson se në fillim të krizës, grekët ishin populli më antipatik, pasi europianët mendonin se ata punonin dhe grekët harxhonin paratë e tyre.

Më pas nga antipatia lindi mëshira dhe nga mëshira po lind simpatia.

“Syriza është partia që po i bine se për të ndryshuar Greqinë, duhet të kundërshtojnë Europën. Jo BE si institucion, por masat e rrepta fiskale që janë imponuar. Është njëlloj si të kërkosh të ndalosh një makinë që të pëlqen, nga frika se mund të të shtypë. E kujt nuk i ka ndodhur të mbrohet nga një Mercedes i rëndë dhe metalik që vrapo pa parë ku shkel”.

“Syriza i ka bërë grekët të besojnë se mund të negociojnë kushtet e borxhit. Ndoshta mund të jetë një utopi. Është e vështirë të bindësh një Mercedes të ulë shpejtësinë për t’u parakaluar nga një gomar”.

“Prandaj, nëse do të isha grek, do të votojë të dielën për Syrizën. Jo si socialist, as si rebel. Aq më pak si utopik. Por si europian. Sepse dua të besoj në fuqinë që kanë përrallat për të krijuar utopi. Dhe përralla me gomerë ka, por me makina as ka pasur dhe as do ketë”.

SHKARKO APP