Zgjedhjet në Greqi, kandidatët shqiptarë nuk marrin mandat deputeti

 

Sikunder eshte raportuar me heret ne media, partite politike greke qe garonin ne zgjedhjet e 25 janarit kishin perfshire ne listat e tyre te kandidateve per deputete edhe shqiptare qe jetojne prej vitesh aty. Por nga te dhenat e deritanishme, kur jane numeruar gati 60% e votave, mesohet se nuk ka dale fitues asnje prej dy kandidateve. Konkretisht, ishte Ina Panajoti nga Vlora qe kandidonte nen siglen e PASOK dhe Pavllo Sota nga Fieri qe kandidonte me partine e sapoformuar te ish-kryeministrit Jorgo Papandreu. Vete partia e ketij te fundit nuk arriti te kalonte pragun e hyrjes ne parlament, per shkak te numrit te vogel te votave qe mori. Gjate mbremjes lideret e partive kryesore dolen ne publik dhe uruan kreun e SYRIZA-s per fitoren.

SHKARKO APP