Zgjedhjet në Kolonjë, qeveria bie në gjunjë para popullit
Numri dy i qeverisë, ish-kryebashkiaku i suksesshëm i Korçës, Niko Peleshi ka zgjedhur të ulet gju më gju me popullin në Kolonjë, aty ku prezantoi para të rinjve kandidatin socialist për këtë Bashki Ilia Stefo.
Nuk e dimë nëse ideja për këtë bashkëbisedim kaq origjinal ka qenë e zotit Peleshi, por është i pari politikan tek i cili e vëmë re. Ai është ulur në bar, i shoqëruar nga Stefo e Gjylameti dhe ka komunikuar me të rinjtë e Kolonjës për problemet që e shqetësojnë.
Kërtë bashkëbisedim tejet origjinal ka vendosur të ndajë edhe me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, ku poston fotot me dixhiturën: “Mes ideve dhe ëndrrave të të rinjve kolonjarë, plot dëshire për ti kthyer lavdinë vendlindjes së tyre. #IliaStefo #BashkiaKolonje”
Bashkëbisedimet në natyrë kanë qenë e veçanta e zgjedhjeve të 2015-ës, ku kandidatët për bashkitë kryesore të vendit uleshin në karrige përballë një paneli qytetarësh dhe dëgjonin problemet e tyre, por mënyra që ka zgjedhur Peleshi duket se i bën politikanët më të afërt me qytetarët. /BW
KOHA JONË SONDAZH

