Zgjedhjet në Kosovë, Basha: Pas 25 Prillit, unë dhe PD krah Kurtit dhe Osmanit

Në një dalje për mediat nga selia e PD, Lulzim Basha përsëriti edhe një herë urimin për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, fituesit e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Sipas Bashës, zgjedhjet e djeshme në Kosovë ishin sipas standarteve europiane dhe një arritje e jashtëzakonshme për qytetarët dhe politikën atje.

“Fillimisht uroj Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren. Pas 25 Prillit unë dhe PD do jemi në krah të tyre në shërbim të ekonomisë dhe mirëqënies të qytetarëve të të dy vendeve”, tha Basha.

#LulzimBasha #LIVE - Komunikim me gazetarët

SHKARKO APP