Zgjedhjet në Kosovë, Kryemadhi: Opozita atje kishte një favor, ndërkombëtarët nuk u bënë me asnjë palë
E ftuar në emisionin e gazetarit Cim Peka, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë duke bërë dhe një krahasim me situatën politike në vendin tonë. Kryemadhi u shpreh se ndryshe nga Shqipëria opozita atje kishte një favor se ndërkombëtarët nuk u bënë palë as me qeverinë dhe as me opozitën, ndryshe nga Shqipëria.
‘Opozita e Shqipërisë nuk pati frikë. Mos harroni që në Kosovë pati një komunitet ndërkombëtar që nuk u bë palë me pushtetin. Mos harroni që pati ndërkombëtarë që nuk u përfshinë në fushatë, por sensibilizuan qytetarët që të denonconin blerjet e votave. Pra janë dy gjëra të ndryshme. Kosova ka një Gjykatë Kushtetuese, me vetëm 11 vite shtet. Pra në Shqipëri nuk ke asgjë, as nga SHBA, as nga BE, që dëgjojnë kryeministrin’.