Zgjedhjet në Kukës, 6 kandidatët e Berishës në garën e Primareve. Të dielën zgjidhet kandidati

Pas mbledhjes së zhvilluar nga Kryesia e PD-së së Sali Berishës, mësohet se nga 10 emrat që propozoi dega e Kukësit, 6 prej tyre do të vijojnë garën për të qenë kandidati për zgjedhjet lokale që do të mbahen në shtator. Gjatë mbledhjes u vendos edhe që primaret të mbahen të dielën më 27 gusht, pra këtë datë do të mësohet edhe se kush do të jetë kandidati i palës së Berishës për zgjedhjet e reja më 24 shtator në Kukës.

Njoftimi i plotë

Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e saj për organizimin e procesit zgjedhor për Primare për zgjedhjet e pjesshme të datës 24 shtator 2023 në Bashkinë Kukës, vendosi:

1-Primaret të mbahen ditën e Diel, 27 Gusht 2023; 2-Kandidatët e primareve do të jenë sipas listës së miratuar nga Kryesia në aneksin bashkëlidhur këtij vendimi:

Mbështetur në dekretin e datës 11 gusht 2023 të Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Kukës, në daten 16 gusht, KQZ ka përcaktuar afatet procedurale të cilat duhet të zbatohen nga partitë politike për regjistrimin e zgjedhjeve.

Nisur nga këto afate dhe në përputhje me statutin e PDSH-së dhe vendimin nr. 38 të datës 01.10.2022 të Keshillit Kombëtar për Primaret jemi të detyruar të organizojmë primaret në një kohë sa më të shpejtë. Dega Kukës pas mbledhjes së Kryesisë realizuar me drejtuesin politik të qarkut në datën 16 gusht 2023 ka mbledhur kandidaturat për primaret për zgjedhjet vendore të datës 24 Shtator 2023.

Dega ka sjellë 10 propozime të cilat janë kontaktuar nga Sekretariati Organizativ dhe
janë ftuar të plotësojnë dokumentacionin e kandididimit për Primaret. Deri sot, në afatin e fundit për pranimin e dokumentacionit kanë plotësuar formularet 6 kandidatë nga te cilët 5 janë propozuar nga dega dhe një është vetëpropozim.

Bashkëngjitur përmbledhja e kandidaturave të cilët kanë plotësuar dokumentacionin dhe projekt vendimi i propozuar sot Kryesisë së PDSH-së.

SHKARKO APP