Zgjedhjet në PS, Braçe ironizon PL: Nuk do jenë si ato që Meta u shpall president

Ish-zv/kryeministri dhe deputet i PS-së, Erion Braçe tregon se zgjedhjet në parti që do të mbahen këtë të premte dhe të shtunë, nuk do të jenë si ato në Partinë e Lirisë, ku Ilir Meta u vetëshpall president pa u mbajtur zgjedhjet akoma.

”Zgjedhjet në PS janë këtë premte dhe këtë të shtunë dhe janë reale, 1 anëtar-1 votë, jo si ajo partia kishe këtu në studio, që u shpall president dhe zgjedhjet nuk ishin shpallur akoma dhe ndërkohë që ka shpallur zv.president”, tha Braçe.

Nga ana tjetër Braçe thotë se publikut nuk i intereson se kë lëshoi Edi Rama apo kë mbron, por qyterarëve u intereson marrja e dokumentave në kohë pa korrupsion.

”Ky është një muhabet që nuk i intereson askujt pas kamerave, i intereson marrja shpejt e dokumentave, i intereson Kadastra. I intereson prokurimet publike, që kthehen në investime publike”,-tha në ”Report Tv”.

SHKARKO APP