“Zgjedhjet në Shqipëri, vota e blerë me 10 euro në vit”
Politikë E Martë, 6 Prill 2021 15:11
Zgjedhjet vendore nuk janë krejtësisht katastrofike, por shitblerja e votes, shkembimi mafioz i saj, tregtimi i te drejtes se votes, jane te papranueshme. Keshtu deklaron eurodeputeti Fabio Massimo Castaldo ne një intervistë eksluzive për ABC News. Sipas eurodeputetit Castaldo, te shkembesh voten me 50 euro, do te thote te shesesh 5 vitet e tua te ardhshme me 10 euro vitin.
Pas zgjedhjeve vendore ne Shqiperi, OSBE/ODIHR ka shpallur nje raport paraprak, te cilit i eshte bashkangjitur edhe qendrimi i Kongresi te autoriteteve vendore te Keshillit te Europes. Ne komisionin e puneve te jashtme te Parlamentit Europian degjuam dy grupimet politike kryesore qe i konsiderojne parregullsite shqetesuese. A ndani kete mendim?
Momentalisht, Shqiperia perjeton nje perballje te forte politike midis dy kampeve, njeri qe mbeshtet kryeministrin Rama dhe tjetri kryetarin e opozites Basha. Kjo perballje ka bere qe te acarohet dialektika demokratike, duke politizuar institucionet dhe duke polarizuar klimen politike. Nje polarizim qe edhe pse ndeshet ne vende te tjera te Medheut, duhet mbajtur brenda kufinjve te te pranueshmes. Nga kjo pikepamje, mund te thuhet qe keto zgjedhje nuk kane qene krejtesisht katastrofike. Ka patur edhe sinjale pozitive permes perfshirjes sa me shume te rinjve edhe mobilizimin e femrave ne fushaten zgjedhore vendore. Por OSBE/ODIHR na ka sinjaluar shume shkelje, si shitblerja e votes, trysni mbi votuesit, presion mbi komisionin qendror te zgjedhjeve. Kjo nuk mund te kalohet ne heshtje sepse ne duam qe Shqiperia te integrohet ne familjen europiane, por ajo duhet te futet me standartet europiane. Dhe ne kete drejtim kerkohen perpjekje te metejshme dhe bindese.
Nuk mund te kalohet ne heshtje, sepse flasim per nje vend kandidat qe pret hapjen e negociatave te anetaresimit me Bashkimin Europian?
Po, ka nje kerkese te forte te Bashkimit Europian qe Shqiperia te beje hapa te metejshem perpara. Une si italian dhe europian do te jem i lumtur qe t’a shoh nje dite Shqiperine ne Bashkimin Europian. Do jemi te shumte qe do gezohemi per kete. Por duhen hapa perpara. Shitblerja e votes, shkembimi mafioz i votes, tregtimi i te drejtes se votes, jane te papranueshme. Eshte nje beteje qe grupimi im politik “Pese yjet” ben edhe ne Itali. Shpresojme qe ne te sherbejme si nje frymezim virtuoz per popullin shqiptar. Per shembull, ne partine time politike, te gjithe ata qe kane preçedente penale nuk mund te kandidohen ne zgjedhje. Ata mund te jene aktive ne jeten politike pasi te kene vuajtur denimin e tyre dhe te kene mbyllur çeshtjet me drejtesine, por nuk mund te kandidojne. Kjo eshte nje menyre inteligjente per te zgjidhur çeshtjen e personave me te shkuar kriminale, apo preçedente kriminale. Duke vene rregulla shume strikte qe ne fillim per kandidaturat, arrihet te evitohet kandidimi i personave me preçedente kriminale para se te verifikohet secili prej tyre. Shpresoj qe me ndihmen e OSBE/ODIHR dhe Komisionit te Venecias, Shqiperia do te mund te shkoje ne kete rruge dhe te trajtoje keto probleme .
Ne vitet pesedhjete ne Itali, kryetari i bashkise se Napolit blinte voten ne shkembim te nje pale kepucesh, nje kepuce para zgjedhjeve dhe nje kepuce pas zgjedhjeve. A ekziston me fenomeni i shitblerjes se votes ne Itali 65 vjet me pas dhe a duhet t’i frikesohemi shtrirjes se gjere te fenomenit te shtiblerjes se votes ne Shqiperi, siç e evidentojnë edhe vëzhguesit ndërkombëtar në zgjedhje?
Ky eshte nje problem aktual. Ne vitet 50 shfaqej ne nje forme me foklorike, por vazhdon te jete nje problem ne vendet e Mesdheut, duke perfshire edhe vendin tim. Eshte nje realitet i hidhur qe po shfaqet ne kontekstin e kesaj krize te eger, ku papunesia po vepron si perbindesh. Por kjo nuk duhet te na shkurajoje. Ajo qe duhet te kemi parasysh eshte kjo : Te shkembesh voten me 50 euro, do te thote te shesesh 5 vitet e tua te ardhshme me 10 euro vitin. 10 euro viti eshte hiç. E ardhmja jone vlen shume me teper. Dhe mendoj, se e ardhmja e popullit shqiptar vlen shume me teper sesa nje presion i ushtruar ose sesa nje premtim ne shkembim te votes, qe nuk mbahet. Kjo ka te beje edhe me parimin etik. Nese ne i lejojme kandidateve qe te fitojne me nje vote te shitur, atehere automatikisht ata thone qe nuk kane detyrim per asgje qe kane premtuar, sepse kane paguar per voten qe i ka dhene qytetari per pozicionin qe kane fituar. Nuk eshte keshtu. Duhet votuar me vullnet te lire. Ne shpresojme qe te mund te kemi nje ndikim pozitiv te Shqiperia per pkaktiat e mira dhe revolucionin kulturor, per te forcuar marerdheniet tona miqesore dhe vellazerore dhe per te kontribuar ne ndertimin e nje Shqiperie europiane.