Zgjedhjet për kreun e PD/ Berisha: Proces historik, paralel me procesin mafioz për presidentin e ri

Në një kohë që politika ende nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët për zgjedhjen e Presidentit të ri, Sali Berisha thotë se procesi i sotëm për votimin e kreut të ri të PD-së është historik, kjo sipas tij paralel me procesin mafioz për presidentin e ri.

“Proces historik jo vetëm për PD po për mbarë Shqipërinë, sepse finalizon triumfin e kësaj partie.

Zhvillohet paralel nga një proces mafioz antikushtetues, ai i zgjedhjes së presidentit të republikës, bazohet mbi grabitjen e votës së lirë së shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot në këtë proces mbarëshqiptar shohim dritën e shpresës. Nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?