Zgjedhjet për kryetarët e degëve, Berisha: Kemi marrë listat e zgjedhësve, do i depozitojmë në kryesi

Pas mbledhjes së Komisioni i Rithemelimit të PD-së zhvilloi në selinë blu, Sali Berisha në një deklaratë për mediat informoi se gjatë këtyre javëve do të votohet për kryesitë dhe kryetarët.

“U diskutua gjerësisht për listat me të cilat do votohet gjatë këtyre javëve për kryesitë për kryetarët. Lista do u dërgohet kryesive të PD-së të cilat do jenë ato që do japin votën përfundimtare për listën me të cilët do të votojnë anëtarët e PD-së.

Kam besim të plotë se ekziston vendosmëria për të bërë gjithçka që çdo anëtar i PD të votojë për kryetarin e degës dhe për kryetarin e grup seksionet e me radhë.

Në mbledhje u diskutuan edhe probleme të tjera dhe me këtë rast edhe njëherë dua të garantoj cdo anëtar të PD-së, se formulari i shpërndarë nuk ka asnjë qëllim përveç pajisje me dokumentet e PD dhe jo për qëllime votimi”, tha Berisha.

SHKARKO APP