Zgjedhjet për kryetarin, Bardhi: 17 deputetë janë kundër këtij procesi ku ka interesa personale
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pas mbledhjes së grupit Parlamentar të PD-së, ku ishin të pranishëm 12 deputetë, tha se në PD për procesin e zgjedhjes së kryetarit po veprohet sërish sipas interesit. Sipas tij, Kryesia ka shkelur statutin dhe kjo gjë vetëm e dëmton PD-në.
”Siç jeni në dijeni një pjesë e Kryesisë së PD e rrëzoi platformën e ri ngritjes nga baza në qendër duke i hapur rrugë zgjedhjes së menjëhershme të kryetarit të partisë. Vendimet e marra nga Kryesia dëshmojnë pasiguri dhe se zgjidhin situatën e PD-së së fundmi. Edhe sot, grupi parlamentar e sheh të gabuar dhe të nxituar”,-tha Bardhi.
Shtatëmbëdhjetë deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike do të bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të partisë që është parashikuar për të martën. Lajmin e dha Bardhi gjatë deklaratës për mediat.