Zgjedhjet për kryetarin e PD, Berisha në Elbasan: Të ngrihemi për të mbrojtur interesin kombëtar
Kandidati për kryetar i PD-së, Sali Berisha e ka nisur nga Elbasani turin e tij. Në takimin me demokratët, ku edhe po shpalos platformën e tij, lideri historik i selisë blu, tha se duhet të ngrihemi të gjithë për të mbrojtur interesin kombëtar. Për të qeveria e Ramës propagandon si në diktaturë.
”Pas një turi të gjatë prej disa muajsh, së bashku e dimë diagnozën, i njohim problemet. Gjithnjë kam menduar dhe mendoj nga t’ia nisim për të ndryshuar këtë shoqëri dhe këtë vend.
Vendi ynë s’duhet të rrokulliset e të poshtërohet kështu siç po poshtërohet. Vij para jush me bindjen e thellë se duhet ta nisim nga dashuria për këtë vend dhe këta njerëz. Kemi një qeveri e cila mban fjalime çdo ditë, unë rri aty në parlament, dëgjoj ata deputetë. Flasin për veten e tyre, jo për qytetarët.
Njëllojë si në diktaturën komuniste, propaganda lustër. Kjo vjen se mungon dashuria për qytetarët, për vendin. Ai që e ka dashurinë nuk i lejon vetes të flasë në atë mënyrë, kurrë”.