Zgjedhjet për kryetarin e selisë blu/ Alibeaj: PD jo e përçarë, veç me Bashën do të mundim regjimin

Më 13 Qershor mbahen zgjedhjet për kreun e PD-së, ku në garë janë katër kandidatë, në mesin e tyre edhe kreu aktual, Lulzim Basha. Për këtë të fundit, fituesi i mandatit të deputetit, Enkelejd Alibeaj thotë se vetëm ai mund ta mundë regjimin e Edi Ramës. Ai thekson edhe se PD nuk është e përçarë, por vijon të qëndrojë e bashkuar.

”25 prilli ishte një masakër zgjedhore. Pra nuk ishte një garë elektorale me programe apo me kandidatë. Kjo ishte luftë me regjimin dhe askush nuk mund të thotë me saktësi se kur mund të mbarojë. Dua të theksoj se regjimi ditën e zgjedhjeve, goditi votën e lirë”.

Po nga ana tjetër, ai shton se kryeministri Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet, por erdhi në pushtet duke vjedhur dhe duke blerë vota.

”Ajo që quhet Parti Demokratike, nuk është vetëm Basha, janë të gjithë ata demokratë që janë të papunë, të persekutuar, që hëngrën gazin lotsjellës. Janë këta njerëz që kanë dhënë me mish e me shpirt maksimumin e tyre. Unë kam parë angazhimin e tyre si kurrë më parë të bindur se me masivitetin mund të bënim përmbysjen e regjimit. 622 mijë shqiptarë votuan kauzën e PD të orkestruar nga Basha”,-tha në ”Abc News Albania”.

SHKARKO APP