Zgjedhjet të dielën/ Basha: Demokratët do t’i japin përgjigje të qartë regjimit Rama-Doshi
Të dielën janë zgjedhjet për kreun e PD-së, dhe Lulzim Basha thotë se në 13 qershor demokratët do t’i japin përgjigje regjimit të kryeministrit Edi Rama dhe Tom Doshit.
Teksa ka publikuar foto nga takimi i tij me demokratë në Tiranë, kreu aktual dhe kandidat për një tjetër mandat, thekson se nuk do të dorëzohen.
“Në 13 qershor demokratët do t’i japin një përgjigje të qartë regjimit Rama-Doshi: Ne nuk dorëzohemi. Ne nuk heqim dorë nga demokracia. Ne nuk heqim dorë nga Shqipëria. Ne do ta largojmë pakicën që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin, që duan dhe meritojnë shqiptarët”, shkruan Basha.