Zgjedhjet vendore, Basha: 1 në 5 kandidatë të PD do jetë grua

Në aktivitetin e djeshëm të FRESH, kryeministri Rama gjatë fjalës së tij deklaroi se në zgjedhjet lokale të 2015-ës këshillat bashkiakë do të kenë përfaqësi të barabartë, 50% gra e 50 % meshkuj. I menjëhershëm ka qenë sot reagimi i Partisë Demokratike me anë të deputetes Albana Vokshi, e cila në aktivitetin e mbajtur për çështjen e barazisë së përfshirjes së grave në aspektin politik dhe social tha se PD në zgjedhjet lokale 1 në 5 kandidatë do ta ketë grua.

Sipas Vokshit në deklaratën e tij të djeshme Rama ka kopjuar platformën e PD e cila 20% të përfaqësuesve vendorë që kjo forcë do të fitojë do të jenë gra.

”Rama duke kopjuar paltformën tonë gjinore tha që do ishin 50% gra në këshillat bashkiakë. Sfida jonë shkon edhe më tej se ne zotohemi për 50, është zotim i kryetarit Basha më ka autorizuar që të them që PD do të ketë jo më pak se 1 në 5 gra si kandidate për bashkitë. Nuk duket shifër e madhe por është hera e parë që një parti bën këtë hap, në 20% të bashkive nga sa është numri i përgjithshëm (minimum 20 %) do të jenë gra, gara duhet të jetë e barabartë”-deklaroi Vokshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me kete deklarate, duket se demorkatet kane hequr dore nga bojkoti i zgjedhjeve lokale te qershorit, te cilat kercenonin se do t'i bojkotonin per shkak kundershtise te hapur ndaj ndarjes se re administrative me 61 njesi vendore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?