Zgjedhjet vendore, Kryemadhi: LSI do të dalë sërish fituese në Lezhë

Lëvizja Rinore për Integrim në Lezhë zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force pranë gjimnazeve të qytetit me pjesëmarrjen e deputetes të qarkut Lezhë, Monika Kryemadhi, Kryebashkiakut, Viktor Tushaj, Deputetes Kejdi Mehmetaj dhe Kryetarit të LRI Endrit Braimllari.

Në këtë njesi vendore pritet të kandidojë për mandatin e trete përfaqësuesi i kësaj force politike Viktor Tusha.

Deputetja Monika Kryemadhi, duke shprehur bindjen se LSI do dalë sërish fituese në këtë njësi vendore, e konsideroi të rëndësishme angazhimin e të rinjve në këtë fushatë elektorale.

 “Është shumë e rëndësishme dhe për Viktorin dhe për të gjithë ju që Lezha të jetë një bashki model. Jam i bindur që do jetë, pse do jetë? Sepse fat i madh që ka Lezha është që ka një rini të jashtëzakonshme dhe shumë energjike. Ajo që unë doja t’iu theksoja është se ju keni hyrë në një rrugë e cila do të jetë shumë e bukur dhe angazhimi juaj do të sjellë sërish fitoren”, deklaroi Kryemadhi.

SHKARKO APP