Zgjedhjet vendore, PD mbledh Kryesinë

Lulzim Basha ka thirrur një mbledhje të Kryesisë së Partisë Demokratike në lidhje me organizimin për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Mbledhja e zhvilluar me dyer të mbyllura synon ngritjen e grupeve të punës në përputhje me ndarjen e re territoriale, të cilat do të funksionojnë në bazë të udhëzimeve të Bashës.

Ky proces gjithashtu do të synojë evidentimin e kandidatëve për zgjedhjet vendore, duke iu referuar edhe sondazheve, ndërsa do të jetë Kryesia e cila do të ketë të drejtën e vendimmarrjes për kandidaturat përfundimtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk përjashtohet mundësia që në disa bashki, opozita të kandidojë deputetë, të cilët duhet të heqin dorë nga mandati i tyre si ligjvënës, apo edhe përfaqësues të shoqërisë civile. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?