Zgjedhjet, Vëzhguesit Vendorë: Ecuri e qetë. Atmosferë politike gjithëpranuese

 

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) prezantoi raportin e katërt për zgjedhjet e 21 Qershorit, duke vlerësuar se “ecuria e qetë e ditës së zgjedhjeve dhe atmosfera politike gjithëpranuese deri në këtë moment, duket se po u japin zgjedhjeve cilësinë e moscenimit të vullnetit të votuesve”.

“Ky respektim do t'u japë ligjitimitet këtyre zgjedhjeve dhe i jep kredibilitet të gjithë procesit”, thanë përfaqësues të KVV-së, paraditen e së hënës.

Sipas KVV-së, problem është presioni politik që ushtrohet në KZAZ dhe vonesa në ngritjen e grupeve të numërimit të votave.

SHKARKO APP