Zgjedhjet, Vlahutin partive: Mos kandidoni elementë kriminalë

Në zgjedhjet vendore të mos kandidojnë njerëz me të shkuar kriminale. Paralajmërimi ka ardhur nga  Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin.

E ftuar në Tonight Ilva Tare, në një emision ku  përfaqësueset diplomatike te  vendeve të rëndësishme dhe politikane shqiptare, rrëfyen eksperiencat e tyre, Vlahutin ka bërë thirrje për një përfaqësim më të shumtë të grave në proçeset vendimarrëse.

Pjesë nga deklarata e Ambasadores së BE në Shqipëri, Romana Vlahutin

Është e rëndësishme t’i diskutojmë këto cështje në prag të zgjedhjeve të 21 Qershorit. Në rast se ka gra që mendojnë të marrin pjesë në zgjedhje të shikojnë se çfarë mund të arrijnë. Se sa e rëndësishmë është që të marrin pjesë dhe se është thelbësore që të ketë më shumë gra në politikë.Unë shpresoj se shumë njerëz do ta ndërmarrin këtë hap dhe po ashtu dëshiroj të di nga politikanet që janë pjesë e saj se çfarë do të bënin ato që kjo të ndodhë. Pra, ato gra që janë në provincë të kandidojnë për anëtare të këshillit bashkiak dhe pse jo për kryetar bashkie.

Dëshiroj që të jap një mesazh më të përgjithshëm, sa u përket zgjedhjeve vendore. Që të jesh në një post publik do të thotë se si i shërben qytetarëve, dhe kjo është e njëjta, si për burrat ashtu edhe për gratë. Ne tani kemi hyrë në një fazë kritike kur, sidomos udhëheqësit e partive, anëtarët e partive, duhet të bëjnë të pamundur që të sigurohen që në listat që do të paraqiten për zgjedhjet, të jenë të pastra, që të mos jenë në to persona të përfshirë në krime. Pra, kjo është kyçe. Unë shpresoj shumë që politikanët do ta kuptojnë se, 50 % e kësaj shoqërie janë gra dhe se këto gra duhet të marrin pjesë në procesin vendimarrës, në atë se si zhvillohet jeta në këtë vend.

Personalisht mendoj se zgjedhjet vendore janë më të rëndësishme sepse jeta bëhet në terren, në bazë dhe unë shpresoj shumë që në qershor të ketë mundësi të reja. Shpresoj shumë të ketë shanse të reja dhe për një përfshirje më të gjërë sepse ne po flasim për problemet e përditshme, për furnizimin me ujë, për shkollat, për qendrat shëndetësore, për cilësinë e jetës. Nuk flasim për njerëz që thjeshtë i përkasin njëtrit-tjetrit. Kjo është mundësia dhe shansi më i mirë që duhet të përdorim në 21 Qershor.

Për të drejtat e grave në Shqipëri dhe në vende të tjera të BE-së, mendoj se është pak më e ndërlikuar se kaq. Ka gra se ia kanë dalë përkundër gjithë situatave, ka gra që nuk kanë bashkëshortë dhe ata ia kanë dalë. Mendoj se diferenca midis Europës Jugore dhe Veriore nuk është aq e madhe, por mund të duket kështu. Unë jam ambasadore e Bashkimit Europian, por nuk ka shumë ambasadore gra ne BE, pra nuk është aq e ndryshme.
Kur flasim për jetën tonë, që kur bëhemi me fëmijë, është e natyrshme që të ndalosh pak. Por është e rëndësishme që t’ia nisësh sërsh dhe të punosh fort për të ecur me hapin e kolegëve meshkujve dhe unë këtë nuk do ta ndryshoja me asgjë në jetë.

Megjithatë ende përballemi me vështirësi, në momentet që hyjmë në jetën profesionale, me problemem sepse jeta ka të bëjë me pushtetin. Arrin një pikë ku bëhet luftë për pushtet . Dhe është shumë e vështirë të arrish në atë pikë kur je femër, të duhet të punosh më shumë, kjo është përvoja ime të paktë. Duhet të jesh më e mirë, duhet të jesh më e mira. Besoj dhe për ju është kështu. Vrapoj në shtëpi të shoh fëmijët. Unë mund të punoj 14 orë në ditë. Në shtëpinë time jam unë ajo që fle më pak. Nuk është e thjeshtë dhe kjo natyrisht ka ndikim.

Kështu që duhet të jemi të ndershme, në raport me ato gra që na shohin. Në fakt ne kemi zgjedhur te jemi ato duam të jemi dhe kemi gjetur ata burra që na mbështesin. Por ka nga ato gra që nuk janë kaq me fat që ndoshta kanë pasur situatë të ndryshme. Kam jetuar në mbarë botën dhe mendoj se dhe në SHBA nuk është ndryshe. Kam një miken time që punon në Departamentin e Shtetit dhe i duhet të zgjohet në orën katër të mëngjesit për të përmbushur detyrimet që ka gjatë ditës.

Pra ka të bëjë me atë që quhet ‘pengesa të padukshme”, çfarë ndodh kur mbërrin atje? Këtu në Shpiqeri, themi se gratë duhet të mbështesin njëra-tjetrën. E akoma më tej, ta inkurajojnë njëra- tjetrën. Nuk është e thjeshtë, duhet punë por gjërat janë duke u përmirësuar.

SHKARKO APP