Zgjedhjet, votim elektronik në njësinë 10 dhe në Vorë
Politikë E Premte, 28 Shkurt 2025 16:45

KQZ nuk do të organizojë votim dhe numërim elektronik në 10 njësi. Ky model do të aplikohet vetëm në dy zona, aty ku ka dhënë dakordësi edhe PD. Në njësinë 10 në Tiranë dhe në Bashkinë e Vorës do të votohet përmes pajisjeve elektronike. Opozita pranoi këto dy zona, pasi kështu ka votuar njësia 10 në vitin 2021, dhe po ashtu edhe Vora, në vitin 2023. Në këto zona, sipas demokratëve, nuk ka pasur probleme.