“Zgjedhorja”, Rama i kthehet Opozitës: Nuk keni asnjë tagër që t’i jepni urdhra Kuvendit

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama deklaroi se konsensusi sot nuk është produkt i suksesshëm nëse shihet si rezultat i një marrëveshjeje dy palëshe.

“Besoj që ne na takon si forca më e madhe e politike që të përpiqemi deri në fund që të bëjmë një marrëveshje ku të jenë të kënaqura të gjitha palët këtu dhe jashtë Kuvendit. Edhe PS ka të drejtën të thotë diçka, se nuk mund të jemi këtu vetëm për të marrë sipas jush atë që i duhet popullit, në një kohë që vullnetin e popullit e përfaqësojmë vetëm ne si parti qeverisëse dhe nuk e përfaqësoni ju popullin as ju dhe as ata që janë jashtë. Ndaj nuk mund të vini këtu duke na dhënë urdhra neve, ku thoni që duhet të miratohet një draft pa pyetje dhe pa kundërshtim”, deklaroi Rama.

lajmi në përditësim…

SHKARKO APP