Zgjerimi i BE/Presidenti i KE, takim me liderët e Ballkanit Perëndimor

Më 16 shkurt, do të zhvillohet një takim joformal mes Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të BE-së. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von Der LEyen dhe presidenti i Parlamentit Europian, Joseph Borrel. Takimi do të zhvillohet në formën e darkës së punës dhe është thirrur në kuadër të përgatitjeve për samitin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 6 maj në Zagreb.

SHKARKO APP