Zgjerimi i BE-së me anëtarë të rinj? Presidentja e KE-së njofton se blloku se…

Shumë flitet për zgjerimin e Bashkimit Europian me vende të reja, kjo nga Ballkani Perëndimor e jo vetëm. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se zyra që ajo drejton do të fillojë një rishikim tërësor të politikave për t’u siguruar se blloku 27 anëtarësh do të vazhdojë të funksionojë si duhet, ndërkohë që fton shtete të reja në radhët e tij në vitet e ardhshme.

Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për zgjerim të mëtejshëm, duke e çuar numrin e shteteve në bllokur në mbi 30 anëtarë. Duke folur të mërkurën në Parlamentin Evropian, në Strasburg të Francës, ajo tha se blloku gjendet para një momenti historik.

“Dhe historia tani po na thërret ta plotësojmë bashkimin tonë. Në një botë ku disa po përpiqen të qërojnë hesape me shtete një nga një, ne nuk mund t’i braktisim evropianët tanë prapa. Në një botë ku madhësia dhe pesha kanë rëndësi, është qartazi në interesin strategjik të Evropës ta plotësojmë bashkimin tonë”,-tha Von der Leyen. Ukraina, Moldavia dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në mesin e kandidatëve për anëtarësim.

SHKARKO APP