Kastriot Islami: Kufijtë nuk negociohen me biseda telefonike

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, ka folur për temën e nxehtë të zgjerimit të Greqisë, ku pohon se kufijtë nuk mund të negociohen me biseda telefonike por komunikimeve zyrtare.

”Duhet të kuptohet se çfarë informacioni ka qeveria shqiptare. Thuhet se kë një deklaratë të kryeministrit të Greqisë në parlamentit. Shqipëria duhet të kishte një notë zyrtare se çfarë veprimi po ndërmerr Greqia, ndërkohë që ka pasur veprime nga vitit 2008 e në vijim për marrëveshje. Gjëja e parë që duhet të dinë shqiptarët është a ka një notë zyrtare dhe çfarë ka në këtë notë zyrtare. Normalisht, në bisedën telefonike që Mitsotakis ka bërë me Ramën, kryeministri shqiptar duhet të kishte kërkuar një notë zyrtare se çfarë ata kërkojnë. Kjo gjë nuk është e ditur për publikun. Kjo është mungesë serioziteti, deri në mungesën e një shteti serioz që komunikon me shtetet fqinje jo në mënyrë zyrtare. Territoret e Shqipërisë nuk mund të diskutohen në komunikime jo zyrtare. Gjithçka tjetër është rrjedhojë. Ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur”,- tha në ”A2cnn”.

Nga ana tjetër, ai tregoi sesi ai do ta trajtonte këtë çështje nëse do të ishte në postin e ministrit të Jashtëm. ”Nëse do të isha në pozicionin e ministrit do të mblidhja të gjithë ekspertizën për këtë çështje, do të takohesha me kryeministrin dhe do t’i kërkojë notën zyrtare që i ka ardhur, do t’i kërkoja të ngrinte grupin negociator të ri, meqenëse disa janë larguar, do t’i kërkoja ta çonte çështjen në parlamentin shqiptar, do t’i kërkoja të vinte në dijeni presidentin e Republikës. Mbi këtë bazë do të pyesja ekspertizën se çfarë mendojnë për këtë notë zyrtare, për këtë deklarim zyrtar”.

SHKARKO APP