Zgjerimi i Greqisë, Shehu: Duhet transparencë! Marrëveshja e 2009-ës, më e mira dhe më e favorshmja

Në një intervistë Skype për RTV Ora, ish ministri i jashtëm demokrat Tritan Shehu ka komentuar dekretin e Greqisë për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon, edhe pse dy muaj më parë, gjatë vizitës në Tiranë të kryediplomatit të Athinës u ra dakord që çështja e detit të zgjidhej në drejtësinë ndërkombëtare.

Sipas Shehut, politika rajonale e Ramës ka qenë një dizastër, ndërsa u shpreh se marrëveshja e vitit 2009 ishte më e mira për të dyja vendet.

“Për të arritur në një mendim të qartë duhet parë rrjedha e ngjarjeve. Politika rajonale e kësaj Rilindjeje ka qenë një dizastër e vërtetë, që nga viti 2013. Me një çmim të lartë të paguar nga Shqipëria, për rolin e saj në rajon, për humbjen e vendit lider që ka patur Shqipëria në rajon deri në atë periudhë për stabilitetin e rajonit, për arritjen e asaj që ka synuar gjithmonë Vuçiç. Për projektet e rrezikshme, jo vetëm për Shqipërinë por edhe për shqiptarët, siç është ai i shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Apo siç është projekti i Jugosllavisë së Re që, Rama, Thaçi, Vuçiç hodhën në treg, për të lënë mënjanë Kosovën dhe për të vendosur një dominim serb në zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të tilla kanë qenë marrëdhëniet e Ramës me Greqinë, jo që në 2013, por që kur ishte në opozitë. Ka qenë realisht një politikë aventureske, një politikë e cila ka qenë plotësisht e pastabilizuar, një politikë që synonte të shkatërronte marrëdhëniet e mira, të ngushta, strategjike .

Swiss Digital Mobile Reklama

Për qëllim të të tjerëve, Rama sulmoi marrëveshjen e arritur nga qeveria Berisha dhe qeveria greke, e Samaras, në atë periudhë, për kufijtë detarë, që ishte një marrëveshje absolutisht racionale, që ishte brenda të gjitha parimeve ndërkombëtare dhe marrëveshja më e mirë për të dy vendet do të thoja“, u shpreh Tritan Shehu.

Dhe në fund, Shehu ngre disa pyetje:

Duhet transparencë! Çfarë ka në këtë mes? Pse u ra dakord tani për një temë që ishte diskutuar në kushte më të favorshme për Shqipërinë? Pse u anatemua atëherë ajo marrëveshje (e 2009) që ishte më e mira dhe më e favorshmja? Pse u godit vullneti dypalësh për ta çuar marrëveshjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës? Dhe sot kërkohet të bëhet e njëjta gjë, në kushte më të disfavorshme, pa dhënë asnjë shpjegim nga qeveria Rama?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?