Zgjerohet paketa financiare/Rama: Bonus lufte edhe për individët qeradhënës

Përmes një video në facebook, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të ketë bonus lufte edhe për hallin  e individëve qeradhënës. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë ka bërë me dije se është zgjeruar paketa financiare. “Biznese të tjera të vogla të regjistruara si taksi, servise makinash, lavazhe, rrobaqepësi, bojaxhi, hidraulik, elektriçist, fizioterapi, etj., do të përfshihen në paketën e zgjeruar”.

Postimi i plotë

PËRDITËSIM I PAGESAVE PËR PUNONJËSIT E BIZNESEVE TË VOGLA QË JANË MBYLLUR NGA LUFTA

? VAZHDOJNË PËRDITË VERIFIKIMET E APLIKIMEVE DHE LËVRIMI I PAGAVE TË LUFTËS

? BIZNESE TË TJERA TË VOGLA TË REGJISTRUARA SI TAKSI, SERVISE MAKINASH, LAVAZHE, RROBAQEPËSI , BOJAXHI, HIDRAULIK, ELEKTRIÇIST, FIZIOTERAPI, ETJ., DO TË PËRFSHIHEN NË PAKETËN E ZGJERUAR

*Paketa e Zgjeruar do të adresojë me një bonus lufte edhe hallin e individëve qeradhënës që nuk kanë të ardhura të tjera veç qerasë apo të individēve që u është pamundësuar puna në kompani e ndërmarrje me xhiro mbi 140.000 lek në vit. Për përcaktimin e masës së kësaj mbështetjeje me Bonusin e Luftës, do të vendoset duke ndjekur dinamikën e luftës në 3/4 ditët në vijim

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/516988492324148/?__xts__[0]=68.ARBk3OXYV8HxBMgI-KasASrGLIZHlGU_n8e_o_QEDVpJprpnMeCetmQuW0pWFgNiYHUvV3b4CiPNWDjXpmg9i7OD5kHg5HEP6T46iFOw7EqeeyCUwlwMe1VFo4FjWgjanW-gCCixfIJgyBD8ApeFDTINvC8_UKD-WtXHbnxv0z_SR8-kn7Ad5ZBm41iGJdj-yVDYcqyE-1qvLsryer3TGtykD_hLPyXEgzwRfnIVbm_GRROCl7WwRV-3ba5hyCobcRgy-q-ERfteGs09En3Z8Fe5umdiXtwb6IAtcvv28NHaFo9YJegV8UQFCftLBU0fq0Xmm2oxpMSVaYvYPa_fta-pNjGINzvA&__tn__=-R

SHKARKO APP