Zgjidhen drejtuesit e rinjë të të PS në qarkun e Elbasanit, Gjiknuri: I fitojmë të gjitha bashkitë në qark

Partia Socialiste ka ndezur motorrët për zgjedhjet vendore që do të zhvillohen vitin e ardhshëm. Nga Elbasani ku u zhvillua takimi i fundit i prezantimit të kryetarëve të rinj në të gjitha bashkitë e Qarkut, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri foli për fitore të thellë të socialistëve. Ai theksoi se procesi i zgjedhjes së drejtuesve të rinj shërben edhe si një dialog i mirëfilltë me anëtarësinë e Partinë Socialiste.

“Përpara na presin detyra të tjera sikurse është ngritja e të gjithë strukturës së koordinatorëve elektoralë, seketarëve organizativ dhe të gjitha strukturave të tjera, me qëllim që Partia Socialiste brenda vjeshtësh të jetë gati për zgjedhjet e pritshme që besoj do të zhvillohen në pranverën tjetër. Partia Socialiste është në një fazë të plotë të rigjenerimit, të riorganizimit të saj përballë sfidave që na presin. Ne jemi të bindur, jo vetëm në Elbasan, kudo do të arrijmë fitore”, theksoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm nënvizoi se PS futet në zgjedhjet e ardhshme me një sërë arritjesh të rëndësishme. ”Pavarësisht se Partia Socialiste ka vite në qeverisje dhe për dikë kjo do dukej si disavantazh, përkundrazi ne mendojmë që është një bagazh i tërë arritjesh për Partinë Socialiste në qeverisjen e saj. Me një strukturë më të shëndoshë, pas proceseve që zhvilluam, Partia Socialiste do të jetë fituese dhe në Qarkun e Elbasanit ne synojmë t’i fitojmë të gjitha bashkitë dhe do t’ia dalim”. Teksa nënvizoi rëndësinë e dialogimit të hapur me anëtarësinë, Gjiknuri shtoi se PS është platforma më e madhe e komunikimit demokratik në Shqipëri.

SHKARKO APP