Zgjidhen me short në Presidencë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
Është zhvilluar ditën e sotme shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtës në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Në KED zgjidhen 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese, 1 përfaqësues i Gjykatës së Lartë, 1 përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, 2 përfaqësues nga Gjykatat e Apelit, 2 përfaqësues të Prokurorive të Apelit, 1 përfaqësues nga Gjykatat Administrative.
Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska u zgjodhën përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Altin Binaj zgjidhet zëvendës i Kushtetueses në KED.
Ndërsa Sakol Binaj është zgjidhur anëtar i përhershëm i KED-së. Sandër Simoni është zgjedhur anëtar zëvendësues nga Gjykata e Lartë.
Nga kandidaturat nga Prokuroria e Përgjithshme:
-Anila Leka zgjidhet anëtare e KED.
-Thoma Jano zgjidhet anëtar zëvendësues në KED.
Kandidatët nga Gjykata e Apelit
23 ishin kandidatët e gjykatave të Apelit në vend për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2022, nga të cilët u zgjodhën 2.
Edlira Petri zgjidhet anëtare e përhershme në KED.
Enton Dhimitri zgjidhet anëtar i përhershëm i KED.
Rivan Hado, anëtar zëvendësues i KED.
Prokurorë nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit, anëtarët e përhershëm:
Arta Marku zgjidhet anëtare e përhershme e KED-së.
Anëtari i dytë i përhershëm u zgjodh Etien Kapo.
Anëtari zëvendësues, Genti Xholi.
Përfaqësues në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi:
Klodiana Mema përfaqësuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi
Erarbër Madhi, anëtar zëvendësues