”Zhvillime pozitive për Belerin”, mediat greke jehonë deklaratës së Ramës: E njeh si kryebashkiak

Qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për ”Belerin”, media greke “To Vima” e ka analizuar menjëherë, ku thekson se sipas kreut të qeverisë shqiptare, Beleri mbetet kryebashkiak i Himarës dhe se vetëm gjykata do të vendosë nëse do të marrë detyrën apo jo.

“To Vima” analizon 3 pikat e postimit të Ramës në rrjetin social X, duke theksuar se kryeministri shprehet se vetëm gjykata mund të lejojë betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës.

Po ashtu media greke referohen në postimin e kryeministrit shqiptar, duke e konsideruar si një hap pozitiv në çështjen Beleri faktin që Rama i referohet Belerit si “kryebashkiak i zgjedhur”.

https://kohajone.com/rama-per-belerin-gjkko-konfirmon-se-eshte-nje-ceshtje-e-drejtesise-jo-e-politikes/

https://kohajone.com/rama-paralajmeron-zgjedhje-te-reja-ne-himare/

SHKARKO APP