Zhvillohet samiti i Ballkanit të Hapur në Ohër. Nismës i bashkohet Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina

Sot dhe nesër do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut samiti i nismës Ballkani i Hapur, i cili do të mbahet në Ohër.

Kësaj here, veç tre shteteve themeluese, Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e dy shteteve që e kanë refuzuar deri më tani iniciativën, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Mësohet se i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të ketë një darkë pune mbrëmjen e sotme me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski, presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazaoviç si dhe kryetarin e këshillave të Ministrave të Bosje Hercegovinës, Zoran Tageltija.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?