Zjarr i madh, helikopteri dhe zjarrfikëset në luftë me flakët. Balla shkon në Laç: Arrestohet autori
Një zjarr i madh ka rënë këtë të martë në Laç. Helikopteri dhe zjarrfikëset e të gjitha bashkive janë angazhuar për të shuar zjarrin.
Policia ka identifikuar autorët e dyshuar të zjarrvënies në Laç, ndërsa sqarohet se po punohet për kapjen e tyre. Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili ka ndjekur nga afër situatën.
”Në Bashkinë Kurbin, në masivin me pisha pranë qytetit të Laçit, kemi një ndër situatat më të vështira të krijuar nga zjarret gjatë këtij viti. Ndërsa forcat zjarrëfikëse të gjitha bashkive pranë Kurbinit janë urdhëruar të ndërhynë, edhe Emergiencat Civile, Forcat e Armatosura dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë nisur për në Laç. Policia e Shtetit ka ndalur në flagrancë njërin nga autorët e kësaj zjarrivënie (shtetasi V.H. 41 vjeç)”,-shkruan Balla.