Zjarret në Gjirokastër shumë pranë banesave, Peleshi: Banorët të evakuohen

Zjarret në Bashkinë e Gjirokastër po u afrohen banesave, ndaj dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u bën thirrje banorëve që ti bindet urdhërit për të evakuuar.

Thirrja e plotë

Në Bashkinë Gjirokastër, është shfaqur një tjetër varër zjarri e rrezikshme në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone, ku si pasojë e erës situata është agravuar dhe zjarri është shumë pranë banesave.

Në vendngjarje po punojnë strukturat e mbrojtjes civile.

Gjithashtu në mbështetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura. U bëjmë thirrje banorëve të jenë bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit.

SHKARKO APP