Zjarret në Shëngjin/ ”Eksod” njerëzish që po ikin nga frika, digjet një banesë dhe një lokal
Njerëzit po ikin nga Shëngjini, për shkak të situatës së rënduar nga zjarret. Prej më shumë se 4 ditësh zjarret në kodrën e Shëngjinit vijojnë të djegin sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, teksa flakët ditët e sotme janë afruar në hotelet dhe resortet e mbushuara me turistë.
Evakuimi i turistëve dhe banorëve ka nisur që mesnatën e kaluar, teksa fatmirësisht deri në këto momente nuk ka të dhëna për të lënduar nga zjarret apo të intoksikuar nga tymi.
Qindra zjarrfikës nga Lezha, Shëngjini dhe qytetet përreth, të ndihmuar dhe nga Forcat e Armatosura po punojnë për të vënë zjarret në kontroll, teksa as ndërhyrja nga ajri nuk ka ndihmuar në stabilizimin e situatës. Deri në këto moment është djegur një lokal dhe një shtëpi trekatëshe, teksa flakët vijojnë t’i afrohen gjithnjë e më shumë qendrës së Shëngjinit.
Zjarri ka dalë jashtë kontrollit në Shëngjin, OSSH shkëput energjinë elektrike
Situatë kritike në Shëngjin, digjen disa çadra! Flakët rrethojnë resortin