Zjarret në Shëngjin, Pjerin Ndreu: Një nga situatat më të vështira, mund të bëhej hataja!

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka folur për situatën e zjarrreve që pushtuan Shëngjinin dhe detyruan banorë e turistë që të evakuoheshin. Në një dalje për mediat ai ka thënë se falë angazhimit të të gjithë Shqipërisë, forcave zjarrfikëse, është bërë e mundur që gjendja të mbahet nën kontroll.

“Ka qenë një situatë nga më të vështirat që kemi kaluar. Sinqerisht, ka qenë një rrezik evident shumë i madh, për shkak të një precipitimi të jashtëzakonshëm, për shkak të erës së fortë të disa vatrave të vogla të zjarrit, por që u bënë të mëdha. Falë angazhimit të të gjithë Shqipërisë, forcave zjarrfikëse, është bërë e mundur që gjendja të mbahet nën kontroll. Të mos kemi dëme në njerëz, dëme të vogla në biznese, të neutralizojmë një situatë, që nëse nuk do punohej pa pushim për 48 orë, do ishte një histori e trishtë.

Kemi gjithë natën, po trajtojmë edhe vatrat më të vogla, po presim edhe helikopterë të tjerë. Me erën, mund të riaktivizohen. Janë zjarrëfikësit këtu, të të gjithë Shqipërisë. Jemi të gjithë në këmbë, shumica është kaluar tashmë. Është menaxhuar perfekt, po bashkëbisedojmë me operatorët turistikë, po punojnë për ta neutralizuar situatën në kuptimin psikologjik. Mendoj se janë gjëra të tejkaluara”, theksoi ai.

 

SHKARKO APP