Zjarret në vend, Peleshi: 300 mijë litra ujë janë hedhur mbi Karaburun (VIDEO)

Nisur nga situata me zjarret në vend, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi duke postuar një video nga helikopteri i ushtrisë teksa shuan zjarrin, shkruan ndër të tjera se mbi 300 mijë litra ujë janë hedhur mbi zonën e Karaburunit për të neutralizuar vatra të ndryshme zjarri.

Po ashtu ai shton se operacionet e Forcave të Armatosura do të vazhdojnë me intensitet për të eliminuar plotësisht çdo vatër.

”Mbi 300 mijë litra ujë janë hedhur mbi zonën e Karaburunit për të neutralizuar vatra të ndryshme zjarri. Operacionet e Forcave të Armatosura do të vazhdojnë me intensitet për të eliminuar plotësisht çdo vatër. Temperaturat e larta, relievi dhe era e bëjnë akoma më kompleks operacionin. Ndërkohe janë marrë të gjitha masat që ne rast nevoje të shtohen trupat dhe mjetet nga ajri dhe toka”,-shkruan Peleshi.

SHKARKO APP