Zjarrfikësit shqiptarë po luftojnë me flakët në Greqi, Rama: Efektivët janë maksimalisht të angazhuar
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video ku shihen efekivët shqiptarë që punojnë për shuarjen e flakëve në Greqi. Kreu i qeverisë teksa vlerëson punën e tyre, thekson se janë maksimalisht të anagazhuar.
”Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi, janë maksimalisht të angazhuar në operacionin e shuarjes së flakëve në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë e madhe që ka goditur fqinjët këtë sezon të nxehtë”,-shkruan Rama.