Zjarri në Krastën e Krujës! Veç dy zjarrfikëse në zonë, asnjë institucion nuk ndërhyn

Zona Krastë në Krujë, prej mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët e zjarrit që nuk po shuhen. Deri më tani janë djegur 50 hektarë pyje me pisha shkurre e pemë të tjera.

Për shuarjen e kësaj vatre gjigante janë angazhuar vetëm dy grupe të forcave zjarrfikëse të Krujës të cilët e kanë të pamundur të bëjnë lokalizimin e flakëve për shkak të se vatra e zjarrit ka avancuar dhe ka shtrirje të madhe.

Zjarri po vijon të përparojë nga era në drejtim të repartit ushtarak (ish-baza raketave) asnjë institucion nuk po ndërhyn për shuarjen e flakëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?