Zjarri në Kuvend, SPAK nuk fillon hetimin ndaj deputetëve të PD-së

Edhe pse PS i dënoi dhe Policia çoi dosjen në SPAK, vetë ky instuticion ka vendosur të mos nisë një hetim kundër deputetëve demokratë, që dogjën karriget e Kuvendit gjatë seancës plenare të 30 shtatorit. Pas kryerjes së verifikimeve në lidhje me kallëzimin penal ndaj disa deputeteve për veprën penale të ”shkatërrimit të pronës me zjarr” është vendosur mosfillim i procedimit penal.

Kallëzimi për të cilën është vlerësuar të mos hetohet u depozitua në SPAK nga Policia e Tiranës në 1 tetor. Në kallëzim policia listoi emrat e 23 deputetëve të PD, duke kërkuar procedimin e tyre për shkatërrimin me zjarr të karrigeve të parlamentit.

Në SPAK janë regjistruar 8 kallëzime penale ndaj deputetëve të Kuvendit mbi bazën e referimeve të bëra nga Drejtoria e Policisë Tiranë, për vepra penale të tjera. Pas kryerjes së verifikimeve në lidhje me këto kallëzime penale është vendosur mosfillim procedimi penal.

SHKARKO APP