Zjarri në pallatin 10-katësh, shoqërohet në polici administratori dhe mjeku që banonte në katin e fundit

Pas zjarrit që ra në pallatin 10 katësh në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë pasditen e sotme, mësohet se janë shoqëruar në polici administratori i pallatit dhe mjeku që kishte banesën në katin e fundit.

Ata po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat se si ka nisur zjarri. Dyshimet janë që zjarri të ketë nisur në katin e fundit, aty ku ndodhet edhe dupleksi i doktorit. Akoma i paqartë shkaku, por mendohet të jetë shkakruar nga ndonjë elektroshtëpiake.

Nesër në mëngjes pritet të ketë një ekspertizë paraprake në lidhje me shkakun e saktë.

 

SHKARKO APP