Ngjarja në qendrën tregtare në Lushnjë, Bardhi: Fokusi i vetëm duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me zjarrin në Lushnjë. Ai thotë se fokusi i vetëm duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse. “Po ndjek me shumë shqetësim situatën e rëndë në Lushnje. Në këtë moment të vështirë dhe ankthi për të gjithë, uroj me zemër që të kalojë sa më parë, pa asnjë pasojë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Në këtë moment fokusi i vetëm duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse dhe policisë, për të frenuar zjarrin dhe për ti dhënë ndihmën e nevojshme qytetarëve të rrezikuar”.