Zjarri në shkollën 9-vjeçare, ministrja Kushi: Organet kompetente të zbardhin ngjarjen

Këtë të martë shkolla 9-vjeçare “5 Shkurti” në Mallakastër u përfshi nga flakët, të cilat shkaktuan dëme materiale. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi kërkon nga organet kompetente që të zbardhin ngjarjen, edhe pse nga të dhënat e para dyshohet që shkak të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Po ashtu Kushi thekson se po punohet që shkolla të jetë gati më 5 janar, kur rinis procesi mësimor.

“Po ndjekim nga afër me vëmendje zhvillimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur në shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” në Mallakastër, ku si pasojë e zjarrit në njërën prej klasave janë shkaktuar dëme fizike dhe materiale.

Sipas informacioneve zyrtare paraprake, shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, por megjithatë kërkoj nga organet kompetente, jo vetëm Policia e Mallakastrës por edhe Bashkia, si institucioni përgjegjës për sigurinë e shkollës, që të bëjnë sa më parë një hetim të plotë të shkaqeve që çuan në këtë incident.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falënderoj veçanërisht punonjësit e zjarrfikëses dhe personelin e shkollës, të cilët kanë ndërhyrë në kohë rekord, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në klasat e tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshiroj të informoj opinionin publik se po marrim të gjitha masat, në bashkëpunim me Bashkinë dhe Zyrën Arsimore Mallakastër, që shkolla të jetë gati për të pritur nxënësit ditën e enjte, më datë 5 janar, kur rinis procesi mësimor në të gjitha shkollat e vendit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?