Zjarri në spitalin e Tetovës, Presidenti Meta: Ngjarje tronditëse
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, shprehet i tronditur për zjarrin e rënë në Spitalin e Tetovës, ku sipas mediave lokale raportohet për 9 viktima. “Shpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndaj dhembjen e madhe me familjarët e tyre”,-shkruan Meta në facebook.
Postimi i plotë
Me shqetësim dhe trishtim të thellë po përcjell tragjedinë e ndodhur në spitalin e Tetovës.
Një ngjarje tepër e rëndë dhe tronditëse, veçanërisht për numrin e viktimave të raportuara!
Shpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndaj dhembjen e madhe me familjarët e tyre.
Ju uroj shërimin sa më parë të lënduarve!
Shpreh solidaritetin e plotë me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, që po bëjnë përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe vënë nën kontroll situatën.
Mendimet dhe lutjet e mia janë me Tetovën.