Zjarri te Arkivat e Shtetit, KQZ: Materiale të vjetra zgjedhore jo të 25 Prillit

Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve, ka reaguar pas zjarrit në magazinën e Arkivës në Lundër, ku sipas burimeve u dogjën disa materiale zgjedhore.

Sipas njoftimit për shtyp, në ambjentet të cilat ka ndodhur incidenti ka patur materiale të vjetëra të KQZ-së, të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit nga ana e institucionit.

”Materialet, dokumentacioni zgjedhor dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit janë të ruajtura në një ambient tjetër që nuk ka lidhje me ambinetin ku ka rënë zjarri”,-thuhet në njoftimin e KQZ-së.

SHKARKO APP