Zonat e përmbytura, Sali Berisha: Do shkoj drejt Shkodrës
Situata në Shkodër është mjaft problematike për shkak të motit të keq, ku ka pasur dhe banesa të përmbytura. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha niset drejt këtij qyteti për të dëgjuar nga afër shqetësimet e banorëve të prekur nga situata e përmbytjeve
Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit të PD-së.
“Për shkak të gjendjes emergjente ne vend, kryetari i PD Sali Berisha niset për Shkodër”, thuhet në njoftim.
Në Shkodër, ka rreth 1855 ha sipërfaqje toke të përmbytur. Qarkullimi në aksin Shkodër-Lezhë tek Harku i Bërdicës është ndërprerë për shkak të prezencës së ujit rreth 50 cm. Kalimi bëhet nga Guri i Zi. Për shkak të dëmtimit të urës së vjetër të Bahcallëkut, mbeturinat e saj janë përplasur me urën ekzistuese.