Zonja e Parë, Armanda Begaj viziton burgun e grave “Ali Demi” në Tiranë

Zonja e Parë e vendit, Armanda Begaj vizitoi burgun e grave “Ali Demi” në Tiranë, ku 27 vajza dhe gra vuajnë dënimin e tyre. Gjatë vizitës së saj, Zonja e Parë zgjodhi të mbillte disa lule bashkë me vajzat dhe gratë e dënuara.

“Të mbjellim bashkarisht disa bimë që sot nuk janë të çelura, por normalisht me ardhjen e pranverës ato do të çelin, duke ju dhënë një shpresë për jetën, për vazhdimin e saj”,-tha ndër të tjera Zonja e Parë gjatë takimit me gratë.

Në fund të takimit, Zonja e Parë dhuroi disa libra të cilat shkuan për fondin e bibliotekës së burgut “Ali Demi”.

SHKARKO APP