Zonja e parë e Turqisë, Emine Erdogan takohet me Linda Ramën: Forcojmë lidhjet historike dhe kulturore

Zonja e parë e Turqisë, Emine Erdogan është takuar me bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama në Tiranë. Gjatë takimit, Linda Rama e falënderoi Emine Erdogan për ftesën e saj në ekspozitën dhe shfaqjen e modës “Thesaret e nusërisë: Një udhëtim në pajat Osmane dhe të Anadollit”. Në këtë takim u diskutua për vlerat e përbashkëta kulturore mes Shqipërisë dhe Turqisë. ”Në kuadër të vizitës sonë zyrtare, u takuam në Tiranë me Linda Ramën, bashkëshorten e çmuar të Kryeministrit të Shqipërisë. Diskutuam për çështje që do të forcojnë më tej lidhjet historike dhe kulturore të dy vendeve. Ndajmë besimin se marrëdhëniet mes vendeve tona do të thellohen më tej përmes vizitave të ndërsjella”,-shkruan Emine Erdogan në rrjete sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?