Zoran Zaev: Miku im Edi Rama e paralajmëroi në vendin e tij. Edhe në Maqedoni do të ketë rritje çmimesh

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka zhvilluar një konferencë për mediat, ku paralajmëroi qytetarët për rritje të çmimeve për shkak të krizës globale.

Zaev u shpreh se as Maqedonia e Veriut nuk mund të shpëtojë pa u prekur nga kjo krizë energjetike, duke theksuar se autoritetet do të marrin të gjitha masat e duhura për të mbrojtur qytetarët.

Në fjalën e tij, Zaev kujtoi reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë tha se kriza energjetike do të prekë Shqipërinë dhe se do të ketë rritje çmimesh.

Do të kemi krizë. Miku im dhe kolegu im nga Shqipëria Edi Rama ngriti shqetësimin në Shqipëri, tani po paralajmëroj edhe unë. Kriza energjetike do të ndjehet, çmimet janë të larta, por sërish mbetet të presim deri në javët dhe muajt e ardhshëm. të shohim se si do të shkojë situata, por shteti është këtu për t’ju ndihmuar”, ka thënë Zaev.

SHKARKO APP